Seance e tensionuar ne gjyqin “Babalja”

RTV KLAN 2019-10-02

Views 7

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka dëshmuar si i pandehur në procesin e njohur si ?Babalja?.
Ai është ballafaquar me të akuzuarin tjetër Fredi Alizoti, i cili një seancë më parë kishte dëshmuar se ish-deputeti i Partisë Demokratike i kishte premetuar atij dhe Albert Veliut 200 mijë Euro për të imituar zërin e Agron Xhafës.
Salianji debatoi në sallë edhe me avokatin e Agron Xhafës, Ardian Visha, të cilin e akuzoi se kur ishte si drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme nuk lejoi ekstradimin e Xhafës në Itali.
Salianji: Ti je në konflikt interesi dhe je po njësoj llum, i korruptuar dhe pjesë e një sistemi të kalbur dhe vicioz që ndërhyni në gjykata prokurori dhe kudo.
Visha: Jeni ndonjë biçim prokurori i PD që merreni me denoncimet? Çfarë strukture është kjo?
Debatet e ashpra mes Salianjit dhe avokatit Ardian Visha detyruan gjykatën që të ndërpresë për disa minuta seancën. Ervin Salianji akuzohet për "kallzim të rremë" për dosjen "Babalja" së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi.
Për të njëjtën çështje nën hetim janë edhe Fredi Alizoti dhe Albert Veliu. Ky i fundit është larguar në Belgjikë ku kërkoi azil politik, por kërkesa nuk u pranua dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form