#rtvora #oranews
Pas 5 muajsh janë publikuar disa nga të dhënat e Sondazhit Kombëtar të Studentëve. Gjetjet tregojnë se më shumë se gjysma e studentëve janë të pakënaqur me mbështetjen e ofruar nga institucionet e arsimit të lartë.
Rreth 52% e studentëve janë të pakënaqur me institucionet e arsimit të lartë.
Në prezantimin e gjetjeve të Sondazhit Kombëtar të Studentëve, Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se të dhënat duhet të angazhojnë drejtuesit e universiteteve për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Shahini: Mendoj që ky është një porosi e rëndësishme për të menduar për të. Pra çfarë mund të bëjmë ne për të mirësuar gjendjen në universitetet publike. Si gjendjen infrastrukturore, por si edhe në cilësinë e arsimit që realisht i takon universiteteve që ta përmirësojnë urgjentisht.
Sondazhi u zhvillua gjatë muajve prill-maj të këtij viti. Janë rreth 89 mijë pyetësorë të dërguar studentëve, mesatarja e plotësimit të të cilëve në nivel kombëtar është 31.2%.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/studentet-te-pakenaqur-sondazhi-52-e-tyre-pritshmeri-te-paplotesuara
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz