Report TV -Lajmi i mirë në mesin e tërmetit të fuqishëm, Rama: Pallatet e reja e kaluan testin.

Report TV 2019-10-02

Views 1

Akti normativ i buxhetit të këtij viti garanton fondin rezervë për situatën emergjente. Së dyti parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Nisur nga fakti se Prokurimi me vlerë të vogël janë procedura të thjeshtuara që bëhen brenda një afati të shkurtër, kemi vendosur që përjashtiisht, të lejohen autoritetet kontraktore, dhe vetëm duke referuar familjeve të prekura nga tërmeti, për të plotësuar nevojat e tyre për procedura prokurimi në vlerë të vogël, deri në 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin e përgjithshëm por kanë një imapkt të rëndësishëm për familjet. Kemi vendosur të sigurojmë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, për të cilët personat përgjegjës nuk disponojnë një dokumentacion të plotë. Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojnë kriteret dhe nuk janë të prekur pas tërmetit. Një vendim me impakt pafatgjatë, që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, investitorët, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjecar me bblerësit e apartamenteve. Kjo kontratë mbulon dëmet e të tretëve ku për shkajk tëterrenit apo defektit në ndërtim, ndërimi shembet apo paraqet rrezik shembje apo defekte të tjera serioze. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin e sigurisë së ndërtimit përcakton se entet do të kryejnë oponencën teknike mbi cdo godinë publike dhe private me akses publik pavarësisht nga vlera e ndërtimit. Edhe për ato ndërtesa me mbi 50 vite të ndërtuara. Goditja sizmike nuk ka dhënë impakt në godinat e reja. Kemi pasur dyshim se në gjithë këtë zhvillim të 30 vite për shkak edhe të shumë abuzimeve dhe shumë shkeljeve në lejet e ndërtimit të bëra do të kishim një vunerabilitet të konsiderueshëm në rast të një tërmeti. Për fat të mirë godinat kanë kaluar një tekst me sukses, sepse të gjitha dëmet, qoftë të konsiderueshme, qoftë sipërfaqësore, janë regjistruar në godina të vjetra, apo në shtesa të godinave të vjetra, apo godina të viteve '90. Në periudhën e mëpastajme nuk janë shënuar dëme, qoftë edhe sipërfaqësore, Ku ësht ënjë lajm i mirë në gjithë morinë e vështirësisë së madhe që kemi kaluar, dhe pasojave që duhet të përballojmë. Kemi vendosur t ëbëhjmë përshpejtim të procedurave për leje ndërtimi për riparimin e ndërtesave që duhen bërë ndërhyrjet përkatëse pas tërmetit. Do ta marrin lejen pa paguar asnjë taksë dhe vetëm brenda 5 ditësh", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form