Ora News - Negociatat, ambasadori gjerman: Kushtet duhet të plotësohen, janë artikuluar prej kohësh

Ora News Lajme 2019-10-01

Views 3

#rtvora #oranews

Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave duhet të plotësohen të paktën në dy faza. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf thekson se këto kushte ekzistonin dhe ishin artikuluar shumë më herët se parlamenti të shkonte në votim.

Peter Zingraf: Në të vërtetë Bundestagu ka formuluar disa kushte që duhet të plotësohen në një hap të parë dhe më pas në një fazë të dytë duhet të plotësohen kushtet e tjera. Është e rëndësishme të theksohet se tani po pritet se çfarë vendimi do të marrin edhe vendet e tjera të BE. Duhet të bëj të qartë se kushtet që u formuluan ishin kushte që ekzistonin dhe ishin artikuluar prej kohësh, përpara marrjes së këtij vendimi.

Diplomati Zingraf shprehet optimist për realizimin e reformës zgjedhore teksa bën të qartë se krizat politike duhet të zgjidhen nga institucionet shqiptare.

Peter Zingraf: Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga partitë politike, nga institucionet shqiptare, Gjermaninë nuk e shoh në rolin e ndërmjetësit. Ne kemi ofruar mbështetjen tone teknike. Pjesëmarrja në tryezën e Reformës Zgjedhore të shumë partive politike ishte sinjal pozitiv.

Deklaratat ambasadori i bëri gjatë konferencës për nisjen e tetorit gjerman, muajit të kulturës gjermane në Shqipëri. Aktivitetet tha ambasadori do të ndërtojnë ura lidhëse mes dy vendeve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/negociatat-ambasadori-gjerman-kushtet-shqiperine-ishin-artikuluar-prej-kohesh

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form