#rtvora #oranews
Një 35-vjeçar, i njohur si biznesmen i makinave të përdorura u ekzekutua në Lushnje në një atentat të tipit mafioz.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (1 tetor) në lagjen "Skënder Libohova".
Gazetari i Ora News, Jualian Kasapi thotë se "viktima është Besnik Hida, i cili është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit".
Autori i maskuar është ngjitur aty me armë në dorë dhe e ka qëlluar dy herë me breshëri automatiku.
Në atentat morën pjesë dy persona-35 vjetari ka ndërroi jetë në vend, ndërsa autori ende i paidentifikuar i ndihmuar edhe nga të paktën një person i dytë është larguar nga vendngjarja me një makinë.
Ngjarja u shënua rreth orës 08:15 minuta në një kohë kur në zonë kishte lëvizje të shumtë të kalimtarëve, ndërsa breshëria e plumbave ka shkaktuar panik.
Makina e autorëve gjendet e djegur-Disa minuta pas ngjarjes, mjeti me targa të vjedhura që dyshohet se u përdor për atentatin u gjet i djegur në lagjen Sarave, pranë autostradës Lushnje-Fier.
Burimet thonë se brenda makinës u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe një pistoletë. Por për shkak se ishin të djegura, skemë kjo e përdorur gjerësisht pas atentateve, nuk ka informacion, nëse ekspertët kanë arritur të gjejnë gjurmë.
Armët do të dërgohen në laboratorin kriminalistik me qëllim nxjerrjen e të dhënave për autorët ose nëse janë përdorur edhe më parë për ngjarje kriminale.
Ndërkohë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Besnik Hida, mësohet se është Daja e Zamir Latifit, i vrarë dy vjet më parë në një atentat për të cilin dyshohet Laert Haxhiu.
Pista e hetimit-Kjo lidhje e fakteve, sipas burimeve i çon hetuesit tek dyshimi se vrasja e 35 vjecarit Hida mund të jetë vazhdim i serisë së përplasjeve të bandave të Laert Haxhiut dhe Aldo Bares.
Viktima mësohet se ka një biznes makinash të përdorura, ndaj dhe mes pistave të para nuk është përjashtuar as ajo e konflikteve në biznes të 35 vjeçarit Besnik Hida.
Në ndihmë të hetimit, në Lushnje kanë mbërritur edhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-ne-lushnje
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz