Kreu i Operatorëve Turistikë Vasil Budinaj është shprehur se banorët nuk janë kundër projektit por duan që shembjet të mos bëhen në mënyrë selektiv. Budinaj u shpreh se kjo është një histori i përsëritur ndërkohë që deklaroi se tashmë banorët janë të mos bindur të mos tërhiqen.
"Janë me qindra banorët dhe pronarët e subjekteve në zonën e Radhimës. Këtu po bëhet një selektivitet. Hajde prish dhe lër disa të tjera. Jemi shumë dakrord që projekti të vazhdojë. Jemi shumë të lumtur të jemi pjesë e tij por banorët nuk e pranojnë këtë histori. Prish një hallexhi, kalo 200 metra dhe prish një hallexhi tjetër. Janë paguar lejet e ndërtimit me qindra herë. Faji nuk është i komunitetit është këtu. Jemi pro projektit, do kontribuojmë por nuk do të pranojmë selektivitet. Kjo është vijë bregdetare", deklaron kreu i Operatorëve Turistikë Vasil Budinaj.