Spiuni në Pire që informoi 2 grupet në Fier e Elbasan për kokainën e kapur

Report TV 2019-09-29

Views 1

Lajmi për kapjen e sasisë së kokainës në portin më të madh të Greqisë, ka mbëritur në Elbasan dhe Fier një muaj më parë. Qysh prej muajit gusht 2019, kur dhe është ndalur ngarkesa në portin e Pireut në Athinë, dy grupet kriminale që drejtohet nga A.C dhe L.M, të cilët kishin financuar trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri, janë vënë në dijeni. Fakti që asnjë nga anëtarët e këtyre dy grupeve kriminale në Elbasan dhe Fier por edhe ushtarët e tyre nuk është kapur, e përforcon akoma dhe më tepër mundësinë se ky operacion policor është zbuluar nga dy grupet një muaj më parë. Të dhënat që ka siguruar ?Shqiptarja.com? flasin se një nga anëtarët e grupit të Elbasanit, me origjinë nga ky qytet dhe që jeton në Pire të Athinës, dyshohet se ka qënë njeriu që ka dhënë informacionin për sekuestrimin e kokainës dhe futjen në lojë të DEA-s Amerikane. Informatori është nga Elbasani me inicialet O.L ose me emrin Grek J.L, dhe sipas burimeve ka shumë gjasa që të ketë dhënë informacionin për anëtarët e dy grupeve që veprojnë në Elbasan dhe Fier.Pasi janë vënë në dijeni për kapjen e kokainës, ushtarët dhe drejtuesit e grupeve kriminale në Fier dhe Elbasan, kanë qëndruar indiferentë për një kohë të gjatë ndaj porosisë së tyre. Policia prej 8 ditësh ka qënë me grupe vëshgimi në teren, rreth portit të Durrësit, por çuditërisht këtë grupe vëzhgimi kanë dalë jashtë funksionit.

Share This Video


Download

  
Report form