Protestat te Unaza e Re/ Policia: Kush bllokon rrugën nga 8 tetori dënohet me burg

Report TV 2019-09-29

Views 0

TIRANE-10 muaj pas bllokimit të rrugës cdo mbrëmje tek Unaza e Re nga protesta e banorëve të Astirit policia vendos të ndërhyjë për të zhbllokuar këtë aks. Burime nga polica thanë për ReportTv se me ndryshimet në kodin penale të cilat hynë në fuqi më 8 tetor 2019 kjo situatë nuk do të tolerohet më.

Deri më tani sipas kodit penale dënimet për vendosje pengesash në rrugë ishte dënim me gjobë ose burgim si dhe goditja e punonjësit të policisë. Ndërsa kodi i ri parashikon dënim me burg kush godet punonjësin e policisë si dhe pengimin e qarkullimit po me burg. Banorët e zonës së Astirit protestojnë pasi sipas tyre dëmshpërblimi për prishjen e banesave dhe bizneseve për ndërtimin e aksit Unaza e Re-Astir-sheshi Shqiponja është në vlera të ulta

Share This Video


Download

  
Report form