Programi berthamor iranian

RTV KLAN 2019-09-28

Views 2

Fuqitë e mëdha paralajmërojnë Teheranin

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i kërkuan Iranit të ndalojë së shkeluri marrëveshjen ndërkombëtare për programin bërthamor të firmosur në vitin 2015.

BBC raporton se në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, tre vendet që kanë firmosur marrëveshjen paralajmëruan se do të aktivizonin një mekanizëm, në shenjë reagimi ndaj hapave të ndërmarrë deri tani nga Teherani për pasurimin e uraniumit.

Në këtë rast, e gjithë marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor do të dështonte dhe Kombet e Bashkuara do të mund të rivendosnin sanksione ndaj Iranit.

Teherani raportohet se ka nisur të thyejë disa nga detyrimet e imponuara nga marrëveshja pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën nga marrëveshja një vit më parë dhe vendosën sanksione ndaj vendit.

Kombet e Bashkuara deklaruan se Irani po përdor teknologjinë e ndaluar për pasurimin e uraniumit, por Teherani vijon të mohojë atë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS