Analisti Artan Hoxha thotë se një vendim pozitiv me kushte i Gjermanisë për negociatat e Shqipërisë, nuk është plotësisht një lajm i mirë.
I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Artan Hoxha theksoi se shtimi i kushteve tregon që vendi ka bërë hapa pas.
?Ai vendim i këtillë mua më trishton. Nuk e kuptoj pse disa njerëz komentojnë pozitiv. PO-ja ka qenë edhe para 3 vitesh, edhe para 2 vitesh, edhe këtë vit, do jetë edhe vitin tjetër. Problemi këtu janë shtimi i kushteve. Sepse para dy vitesh diskutohej për PO pa kushte. Vjet u shtuan kushte. Shtimi i kushteve nuk është se po rrisin stekën ata, problemi është se janë dy hapa mbrapa tonat. Kjo PO me kushte nuk është gjë tjetër veçse pasqyra në ecjen mbrapsht të vendit?, deklaroi analisti Artan Hoxha