RTV Ora - Rriten shpenzimet, pagat në vend

Ora News Lajme 2019-09-26

Views 1

#rtvora
Shpenzimet e qytetarëve shqiptarë janë rritur me 3.5% gjatë 2018, ndërsa rritja e pagave pothuajse ka mbetur në vend. Shqiptarët ndërkohë vijojnë të punojnë vetëm tu ushqyer pasi 44% e të ardhurave përdoren vetëm për këtë zë.Ndërkohë gjatë 2018 rritje me 25 % të shpenzimeve ka pasur për mobilim dhe elektroshtëpiake por janë ulur shpenzimet për arsim.Qytetarët ankohen se të ardhurat i përdorin vetëm për blerje ushqimesh dhe për të paguar ujin dhe dritat.

Shpenzimet rriten, ndërsa pagat pothuajse mbeten në vend.Të dhënat e INSTAT tregojnë se qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar 3.5% më shumë para gjatë 2018, ndërsa shpenzimet mesatare mujore për një familje e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 75.935 lekë.

Ndërkohë 44% e të ardhurave vijojnë të përdoren për sigurimin e ushqimeve më të domosdoshme si qumësht, mish e vezë.

Interesant është fakti se gjatë vitit që lamë pas arsimit i është kushtuar më pak vëmendje dhe shpenzimet në kët zë janë ulur me rreth 20%.

Ndërsa rritje të konsiderueshme ka pësuar grupi për blerje mobiliesh dhe elektroshtëpiake. Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

Rritje të shpenzimeve shqiptarët kanë pasur edhe për shëndetin, ndërsa janë ulur ndjeshëm shpenzimet për restorante apo për argëtim e kulturë.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rriten-shpenzimet-pagat-ne-vend

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form