http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Byroja kombëtare e hetimit do të ketë në përbërje 60 hetues.Njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë edhe një drejtues. Por ngritja e BKH-së do të nisë menjëherë pasi këshilli i lartë i prokurorisë të marrë vendimin për funksionimin e SPAK dhe të emërojë drejtuesin e prokurorisë së posaçme.Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se për zgjedhjen e drejtorit dhe hetuesve, të atyre që ndryshe do të njihen si policia gjyqësore e SPAK, do të ketë një proces rigoroze.Kandidatët që do të paraqesin interes do vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit por edhe aftësive mendore dhe fizike.Fillimisht ata duhet të plotësojnë një formular online dhe deklaratën e pasurisë e figurës e më pasi te kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë 2 provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK dhe një testim fizik e shëndetësor.Byroja kombëtare e hetimit është e ngjashme me FBI-në amerikane e cila heton krime të nivelit të lartë ne Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu është menduar që pas përzgjedhjes hetuesit e BKH të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia.