TIRANE - Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi sot një tjetër familje të prekur nga tërmeti i fuqishëm që përfshiu kryeqytetin dy ditë më parë. Së bashku me deputetët Arben Pëllumbi dhe Mirela Kumbaro, Veliaj ishte në familjen e Shpëtim Dardhës në ?Lagjen e Re? në Ndroq, ku theksoi se pas verifikimit të dëmeve, do të nisë puna për rikonstruksionin ose ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Kryebashkiaku nënvizoi se krahas fondit të emergjencave dhe atij të investimeve, Bashkia e Tiranës, në partneritet edhe me komunitetin privat, do të fillojë menjëherë punën për rikuperimin e dëmeve. ?Ndroqi është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit. Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë, me qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, e bëjnë ndërtesën jashtëzakonisht vulnerabël. Kjo është arsyeja pse sot ishim në shtëpinë e Shpëtimit. Janë rreth 22 shtëpi të dëmtuara dhe 8 me probleme më të moderuara. Sot do të bëjmë një mbledhje me komunitetin e ndërtuesve, që teksa ne vazhdojmë emergjencat me fondet dhe investimet që duhet të bëjmë, disa punë mund t?i bëjmë shumë shpejt edhe me komunitetin privat?, tha Veliaj.