#rtvora
Opozita jo parlamentare duket se po bëhet gati që të ketë një platformë të plotë e të dakortësuar mes tyre për reformën zgjedhore.
Kjo evidentohet nga platforma e bashkëpunimit, e dakortësuar në 18 shtator në selinë blu gjatë takimit të zhvilluar me aleatët.
Platforma të cilën Radio Televizioni Ora e disponon të plotë, parashikon krijimin e një tryeze ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose nënkryetarësh drejtuar nga Partia Demokratike, e cila për detyrë do të ketë të përgatisë axhendën e veprimit të opozitës, por dhe të diskutojë apo miratojë nisma të ndryshme.
Mes këtyre çështjeve listohet nje qëndrim i unifikuar për reformën zgjedhore dhe mbështetja e reformës për një drejtësi të pavarur.
Në platformë thuhet se partitë e kolicionit duhet të paraqesin brenda 28 shtator opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët.
Platforma gjithashtu parashikon takime të përjavshme me forcat opozitare në nivel kryetarësh, me qëllim institucionalizimi i vendimmarrjes për çështje dhe aksionet e ndryshme.
Gjithashtu opozita e bashkuar, parashikon edhe ngritjen e disa grupeve të përbashkëta pune si ai për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ky grup pune ka për qëllim ndër të tjera të përgatisë materialin ku të përfshihen; raporti i ODHIR, raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës, për çështje të ndryshme përfshirë zgjedhjet e lira apo kriminalitetin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-zbardh-platformen-e-opozites-gati-reformen-zgjedhore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz