Shndërrimi i shkollës fillore në çerdhe, ka nxitur protesta në Kamjan të Bogovinës ku nxënësit kanë bojkotuar mësimi pasi sipas prindërve të tyre, objekti ku duhet të vazhdojnë mësimin nuk i plotëson kushtet. Nga komuna nuk heqin dorë nga projekti i çerdhes për ngritjen e të cilës kanë fituar edhe një grant prej 120 mijë eurosh nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale