http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Biblioteka Kombëtare ndodhet ne kushte emergjente. Situatën e rende e bën te ditur për Vizion Plus drejtori i këtij institucioni. Por veç, problemeve te shkaktuar nga amortizimi i ndërtesës Misha ngre edhe një tjetër shqetësim. Sipas tij institucion është lënë ne harrese te plote pasi fondi i Bibliotekës Kombëtare ka kohe qe nuk është pasuruar. Pirro Misha paralajmëron përkeqësimin e mëtejshëm te situatës nëse nuk ndërhyhet ne kohe për rikonstruksionin e godinës. Ne qershor te vitit 2018 Biblioteka Kombëtare pësoi dëme te konsiderueshme si pasoje e përmbytjes se saj. Një tjetër ngjarje e rende ishte edhe zjarri i vitit 2017-të qe shkaktoi djegien e një pjese te fondit te saj.