Denimi i Tahirit Saimir Tahirit duket se ka nxjerrë në sipërfaqje edhe 'luftën e ftohtë' mes dy ish-ministrave të Bendshëm të qeverisë Rama. Në gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri e thumboi indirekt Fatmir Xhafajn kur u shpreh se 'Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
I pyetur mbi këtë fakt nga gazetarët, Tahiri u përgjigj sot në konferencën për mediat:
"Të kem koment për çfarë? Kam përshtypjen ka tjetër ekip që merret me Like dhe Share, as i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për të gjitha këto, tani dua të kem një përgjigje vetëm për të vërtetën time. Nuk dua të bëj komente të parakohshme, por të jesh e bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull".
Por cfarë thuhej në deklaratat e ambasadave?
?Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, por është shkurajues duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat" tha ambasada e SHBA-së, ndërsa e Britanisë theksoi se "Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend".