Ajo është një moderatore e njohur e ekranit shqiptar që gjithmonë ka tërhequr vëmendje me ëmbëlsinë e saj . Edhe pse ka mbaruar studimet për psikologji, duket se televizioni ka qenë ëndrra e saj tashmë prej 13 vitesh e realizuar. Pak muaj më parë ajo dhe lajmin e pritjes së ëmbël dhe atë të shkëputjes nga televizioni për të jetuar siç duhet çastet më të bukura. Bëhet fjalë për Brunilda Lahen, e cila ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur për këtë periudhë të bukur të jetës së saj
Ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe gjatë emisionit zbuloi se do të sjellë në jetë një vajzë.
?Jam në muajin e gjashtë. Do të jetë vajzë. Unë dhe bashkëshorti im u lumturuam pa masë kur mësuam se do të ishte vajzë. Gjithmonë kam dashur vajzë fëmijën e parë, por nuk e dija që bashkëshorti do të ishte kaq i lumtur kur do të mësonte se do të ishte vajzë. Në familje ne kemi vetëm një mbesë dhe unë mendoja se mund të jem një mami që mund të rris një vajzë. Nuk di si është të rrisësh një djalë. Megjithatë e rëndësishme është të vijë një fëmijë i shëndetshëm. Muajt e parë kanë shkuar mirë në përgjithësi. Unë nuk dua të ankohem sepse kjo është një shtatzëni e dëshiruar. Tre muajt e parë kam pasur gjendje të fikti për shkak të tensionit të ulët, por e kam mbajtur veten mirë dhe kolegët e mi me të cilët punoja me orare të zgjatura nuk kuptuan asgjë. Zgjodha që deri afër fundit të muajit të tretë të mos e ndaja lajmin?, tha Lahe./tvklan.al