Kadare fiton çmimin “Pak Kyongni 2019” në Korenë e Jugut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-18

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shkrimtari Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit Pak Kyongni 2019.Sipas mediave bëhet me dije se ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.Komisioni përzgjedhës që nga muaji korrik kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë. Në vitin 2018, me këtë çmim u nderua amerikani Richard Ford, ndërsa në vitin 2017 çmimi iu dha britanikut Antonio Byatt. Fitues të mëparshëm kanë qenë Ngugi ëa Thiong?o (Kenia, 2016), Amos Oz (Izrael, 2015), Bernhard Schlink (Gjermani, 2014), Marilynne Robinson (SHBA, 2013), Ludmila Ulitskaya (Rusi, 2012) dhe Choi In-hun (Kore, 2011).

Share This Video


Download

  
Report form