Integrimi, Hajdari: Dialog gjithëpërfshirës, Balla: Çdo politikan duhet të jetë i angazhuar

Report TV 2019-09-18

Views 0

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së deklaroi sot nga Këshilli Kombëtar i Integrimit se është optimist se në datë 18 Tetor do të japë një vendim pozitiv për Shqipërinë. Ai tha se duhet një bashkëpunim gjithëpërfshirës i të gjithë aktorëve politikë për të arritur një rezultat të frytshëm. Ai i tërhoqi vëmendjen institucioneve anëtare të këtij këshilli që sot mungojnë duke thënë se kjo e bën më të rëndësishme rritjen e masave monitoruese

"Shqipëria ndodhet në një moment kyc të udhëtimit të saj integrues, nuk dua t?i fsheh pritshmëritë pozitive mbi vendimin e 18 tetorit. Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht. Secilit prej nesh i shton përgjegjësitë për të qenë më të përgjegjshëm. Doja të thoja që duke hedhur sytë mbi punën gjatë këtij viti kemi pasur vëmendje të shtuar sa i përket forcimit të kapaciteteve. Në këtë kuptim do të doja t?i tërheq vëmendjen institucioneve anëtare të këtij këshilli e sot mungojnë. Është e patolerueshme. Fakti që ka institucione këtu dhe mungojnë, nuk kanë dërguar një përfaqësues të tyre e bëjnë më të rëndësishëm rritjen e masave monitoruese. Është e domosdoshme që secili prej nesh politikan ose jo të jetë i angazhuar, lidhur me rrugën e fillimit të bisedimeve. Në këshill në javët në vijim këshilli do mblidhet më intensivisht.

Edhe delegacionet e kuvendit në kuadër të diplomacisë duhet të konsultohen me qeverinë për të pasur një qëndrim të përbashkët. Mezi pres që përtej fjalëve të rastit të kalojmë në punë të mirëfillta, Kuvendi ka rregullore të re parlamentare. Dhe konsultimi me shoqërinë civile e grupet e interesit janë pjesë e punës tonë, si institucioni bazë i zgjedhur nga populli. Është e domosdoshme që secili prej nesh të jetë i angazhuar për një rekomandim për vendin tonë lidhur me rrugën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Këshilli do mblidhet më intensivisht. Delegacionet e Kuvendit duhet të jenë të konsultuara me qeverinë për të pasur një qëndrim të përbashkët që janë gjithëpërfshirëse. Ky këshill mblidhet në fillim të sesionit të ri. Mezi prej të kalojmë në punë konkrete dhe të mirëfillta", u shpreh Balla.

Ndërsa kryetarja e Këshillit Kombëtar Rudina Hajdari u shpreh se duhet një dialog gjithëpërfshirës, sidomos për çështjet e integrimit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS