Renzi largohet nga Partia Demokratike

RTV KLAN 2019-09-17

Views 1

Ish-Kryeministri Italian Matteo Renzi ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike e Italisë për të formuar partinë e tij të re.

?Kam vendosur të largohem nga PD dhe të ndërtoj bashkë me të tjerët një shtëpi të re politike për të bërë politikë ndryshe?, ka shkruar Renzi në Facebook. Sipas ish-Kryeministrit italian, ai është larguar sepse ka mungesë vizioni në parti.

Mediat italiane raportojnë se rreth 30 deputetë do t?i bashkohen Renzit në nismën e tij. Por, ish-Kryeministri ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë qeverinë e Conte.

Braktisja e partisë së qendrës së majtë nga Renzi, vjen rreth 1 javë pasi PD u bashkua në koalicion me Lëvizjen 5 Yjet për të formuar qeverinë e re të Italisë. Megjithatë, Matteo Renzi nuk është pjesë e kabinetit me Kryeministër Giuseppe Conte, i cili u mandatua për herë të dytë në krye të qeverisë italiane.

Matteo Renzi u bë Kryeministri më i ri i Italisë në vitin 2014, kur ai ishte 39 vjeç. Ndërsa në vitin 2016 dha dorëheqjen nga detyra. Edhe pse u konsiderua reformator, Renzi ka qenë një figurë përçarëse brenda PD, veçanërisht për të majtën italiane, anëtarët e së cilës janë kryesisht besnikë ndaj kryetarit të partisë Nicolas Zingaretti. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form