Jemi në gjysmën e dytë të muajit dhe deri më tani nuk është përmbushur premtimi i kryetarit të Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski, se do të rrëzohen objektet ilegale. Në fillim të muajit, ai deklaroi se fillimi i këtij aksioni është çështje dite. Por, tani thotë se janë shfaqur pengesa juridike.