FIER- Një zjarr i fuqishëm ka perfshire një kodër me ullinj në fshatin Petovë të Fierit.
Jane djegur rreth 500 rrënjë ullinjsh dhe banorët thonë se zjarri është i qëllimshëm, nuk ka rënë vetë.
"Zjarri është i qëllimshëm, dua dëmshpërblim nga shteti, kam 7 vite që lë djersë për fëmijët e mi", është shprehur njëra nga banoret.
Ullinjtë janë pronë e familjeve, të cilët janë kujdesur prej vitesh për t'i rritur.
Sa kanë filluar të rriten kokrrat, janë rrënjë që na i kanë lënë prindërit, asaj babai e mua vëllai", shprehet banorja tjetër.
Rritja e ullinjve është një ndër aktivitetet me të cilat merren dhe sigurojnë jetesën banorët e zonës.