DIBËR- Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës, ku kërkohet ndërhyrje alarmante pasi flaket po u afrohen banesave.
Prej tre ditësh një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor me pisha në fshatin Vlashaj të Lurës.Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe flakët po u afrohen banesave dhe sipas banorëve sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 ha.
Të alarmuar kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi zjarri nuk mund të shuhet nëpërmjet tokës.
Vatra tjetër e zjarrit është në Shupenzë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë.
Edhe në këtë fshat zjarri po u afrohet banesave dhe besohet se janë djegur rreth 5 ha.