Deri në ndërtimin e godinës së re, për Bibliotekën Kombëtare nuk ekziston asnjë mundësi që të shfrytëzojë përkohësisht ndonjë nga hapësirat në brendësi të Pallatit të Kulturës. Ato i menaxhon Qendra Tregtare dhe e Zhvillimit Kulturor.
Në brendësi zhvillojnë aktivitetin biznese të ndryshme. Në dekada është premtuar që do t?i rikthehen Bibliotekës Kombëtare, por vetëm kaq.
Sot institucioni më i madh i kujtesës së kombit shqiptar ushtron funksionin e tij në një hapësirë të tkurrur.
Të degraduar... Të rrezikuar.
Gjithë sa u tha më lart ka të bëjë me gjendjen fizike.
Për drejtorin Piro Misha thesari që Biblioteka Kombëtare zotëron duhet të shfaqet, të njihet dhe të pasurohet me çdo libër të shkruar për historinë e kombit tonë.
A do t?ia dalë Piro Misha t?i jap Bibliotekë Kombëtare vëmendjen e merituar?!