Ndotja e mjedisit, fabrika e tullave punon pa leje mjedisore

RTV KLAN 2019-09-14

Views 4

Kjo fabrikë tullash në periferi të Laprakës ka ekzistuar përpara se kjo zonë të mbipopullohej si pasojë e lëvizjeve demografike. Por banorët thonë se ndotja është bërë e padurueshme vitet e fundit.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit shpjegon se kompania që e administron atë ka së paku 6 vjet që punon pa lejen mjedisore të rinovuar.

Kompanisë i është refuzuar dy herë leja mjedisore e tipit A. Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë në një sqarim për Televizionin Klan se i ka propozuar Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit refuzimin e lejes, pasi fabrika nuk deklaron kushtet teknike të trajtimit të tymrave.

?Operatori nuk deklaron të dhënat teknike të oxhakut të shkarkimeve nga fabrika, nuk deklarohet tipi i lëndës djegëse dhe përqendrimet. Madje Firma nuk deklaron të dhënat teknike të impiantit të kapjes dhe trajtimit të gazrave që gjenerohen nga instalimet e prodhimit të tullave dhe tjegullave, menyra e trajtimit, tipi i filtrave të instaluara?.

Nga verifikimi në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, operatori është me statusin ?e refuzuar? për aplikimin në fjalë.

Sipas dokumentacionit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma po funksionon me lejen mjedisore të vitit 2013, ndërsa në bazë të VKM-së së vitit 2016, të gjitha bizneset që operojnë në vendin tonë duhet të aplikojnë për lejen mjedisore të tipit A.

Shumë fabrika të ngritura para apo në fillim të viteve ?90 e kanë gjetur veten në mesin e qendrave të banuara, për shkak të zhvillimit të zonave dhe lëvizjeve të mëdha demografike. Por për të minimizuar ndotjen, autoritetet kanë forcuar kriteret e dhënies së licencave, duke i detyruar ato që të përdorin filtra të cilësisë së lartë.

Ata që nuk i kanë respektuar kushtet janë penalizuar deri në mbyllje të aktivitetit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form