#rtvora
Nga Shkodra ku vizitoi familjen e inspektorit të ndjerë të policisë së shtetit, Kolë Ndreshaj, i vrarë me 29 gusht të 2010, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj premtoi se dosjet e policëve të vrarë do të hapen dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi.
Shpresën për këtë e ka te drejtësia e re.
Lleshaj: Policia e shtetit sigurisht që ka për të luajtur rolin e saj në mënyrë që të gjitha dosjet e vjetra, por sidomos dosjet për policët e vrarë në detyrë për të cilët ende nuk është bërë zbardhja e tyre, të gjejnë përgjigje dhe ata që kanë llogari për të dhënë të japin llogari para drejtësisë.
Përveç se me humbjen e nejrëzve të dashur, shumë prej familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës përballen me vështirësi të mëdha.
Shtëpia e ish-efektivit Ndreshaj në Shkodër është pasqyra. Ndaj nga aty Ministri Lleshaj ka lancuar dhe nismën e re të mbështetjes ndaj tyre.
Lleshaj: Asnjë nga ne nuk mund të rrijë i qetë përsa kohë familja e një njeriu që ka dhënë jetën për atdheun, për ne, jeton në kushte jo dinjitoze.Fondacioni "Gjurmët" që është një fondacion i ndërtuar prej fëmijëve të punonjësve të policisë që kanë dhënë jetën në detyrë do të jetë ai institucion i cili do ta shtyjë përpara këtë proces.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lleshaj-lancon-nismen-nga-shkodra-gjurmet-ne-mbeshtetje-te-familjeve-te-policeve-te-vrare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz