#rtvora
Edhe pse qeveria vendosi si inventivë financiare për shtimin e popullatës bonusin e bebeve prej 40 mijë lekë, duket se nuk ka qenë e mjaftueshme. Të dhënat nga INSTAT flasin për rreth 5.7 % lindje më pak se një vit më parë në tremujorin e dytë të 2019.
Ndihma financiare për prindërit e rinj duket se të paktën në vitin e parë të saj nuk ka qenë një shtysë e mjaftueshme për të rritur numrin e lindjeve.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në tremujorin e dytë të 2019 vihet re një rënie e numrit të lindjeve me 5.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, bonusi i bebeve që nis prej shumës 40 mijë lekë vijon të shpërndahet në maternitete.
"Për lehtësi të qytetarëve në spitalin tonë është inkuadruar edhe një punonjëse e gjendjes civile, qe merret me dokumentet, certifikatën e asistencës në lindje, certifikatën familjare dhe certifikatën e lindjes në të cilat është përcaktuar që është në bonusin e bebes"
Vendimi i Këshillit të ministrave ka edhe fuqi prapa vepruese. Për të gjithë ata që janë bërë prindër para vitit 2019, do të përfitojnë bonusin e bebes për numrin e fëmijëve që kanë.
"Për fëmijën e 3-të 120 mijë lekë të reja"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bien-lindjet-22-mije-bonuse-bebet-jane-shperndare-ne-gjithe-vendin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz