Shpërdorimi i detyrës Manipulimi, drejtor shkolle me mesataren 5, merret i pandehur

Report TV 2019-09-12

Views 7

Një drejtor shkolle në Kamëz që është emëruar në krye të shkollës jashtëçdo kriteri profesional dhe me mesatare Fakulteti 5, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?. Vendimi për marrjen të pandehur të drejtorit të shkollës ?Gramoz Palushi? Abas Hoxha është marë nga prokurori i çështjes Gentian Habazaj,i cili përgjatë 7 muajve hetime, ka arritur në përfundimin se Abas Hoxha ka shpërdoruar detyrën gjatë procesit të garës për përzgjedhjen e zv/drejtorit të shkollës.

Për këtë çështje është pyetur në prokurorinë e Tiranës edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz, tashmë e larguar, Ermioni Çekani, pasi prokuroria ka hetuar Abas Hoxhën edhe në drejtim të dyshimeve për ?Falsifikim të dokumentave? dhe ?korrupsionit?. Momentalisht çështja penale kundër Abas Hoxhës, ka shkuar në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohet seanca paraprake, ku palët e përfshira në këtë konflikt do jenë prezent. Për këtëçështje drejtori i shkollës ?Gramoz Palushi? në Kamëz fillimisht u pezullua nga detyra me vendim të gjykatës së Tiranës, por u rikthye sërisht në vendin e punës pasi gjykata e Apelit Tiranë vendosi ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe kthejë në detyrë Hoxhën. Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës Në garën për postin e nëndrejtorit të shkollës, kanë hyrë tre mësues Blerim Deda, i cili ishte dhe nëndrejtor i komanduar, Elisabeta Muhaj dhe Aurela Baça.

Share This Video


Download

  
Report form