Rriten çmimet e ushqimeve, ja produktet që u shitën më shtrenjtë se një vit më parë

Report TV 2019-09-09

Views 0

Çmimet e konsumit në muajin gusht kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT çmimet për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike u rritën me 2,4 %, në raport me gushtin e vitit 2018. Po ashtu muaji që kemi lënë pas ka shënuar rritje të çmimeve me 0,4 % edhe ndaj muajit korrik. Rritja më e madhe e çmimeve është reflektuar tek frutat, të cilat janë shitur 11,4 % më shtrenjtë se një vit më parë, pasuar nga nëngrupet ?qumësht, djathë dhe vezë? me 3,0 %, dhe ?zarzavate përfshirë patatet? me 2,7 %.

Referuar po të njëjtit raport inflacioni vjetor për çmimet e konsumit ka arritur në nivelin e 1,4 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %, duke e vështirësuar më tepër objektivin që ka Banka e Shqipërisë për të kthyer inflacionin në nivelin e 3%. Këto të dhëna japin edhe një sinjal tjetër, që konsumi i popullatës ka qenë i ulët pavarësisht se kjo periudhë e vitit duhet të shënojë një rritje të kërkesës për konsum.Një rritje më e madhe e kësaj kërkese do të nënkuptonte edhe çmime më të favorshme për konsumatorët, po ashtu një ndikim jo pak të vogël në shtrenjtimin e ushqimeve ka edhe importi nga vendet e tjera. Ndërkohë rritje të çmimeve ka pasur edhe për argëtim apo pije alkoolike, ndërsa ulje të çmimeve ka pasur vetëm tek grupi i ?Shëndetit? me 0.1%.

Share This Video


Download

  
Report form