Report TV -PD: Rama e bëri për Teatrin, tani do të grabisë të tjera prona

Report TV 2019-09-07

Views 1

TIRANE-Partia Demokratike akuzon shumicën se me rrëzimin e dekretit të Presidentit ditën e djeshme për ligjin e qeverisjes vendore i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar. "Ndryshimi i ligjit të pushtetit lokal, që zhbën shumicën e cilësuar për tjetërsimin e pronave, është grabitja më e rëndë me ligj e pronës së bashkive. Heqja e shumicës së cilësuar shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, të Korporatës së Investimeve, që u rrëmben pronat bashkive për t?ua dhënë pa garë klientëve të Ramës" tha Dhurata Çupi.

Ish-deputetja thotë se asgjë nuk ndodh rastësisht. "Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t?ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet".

Share This Video


Download

  
Report form