Të hënën mbërrin Komisioni i Venecias/ Krasniqi për Report Tv: S’ka zgjidhje konkrete

Report TV 2019-09-05

Views 0

TIRANË- Në të njëjtën ditë që do mbërrijë delegacioni i Venecias në Shqipëri, presidenti i Republikës, Ilir Meta do të paraqitet në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij. Komisioni i Venecias pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë, presidencës, KQz-së dhe komisionit hetimor në datat 10 dhe 11. Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi, në një intervistë për Report tv thotë se pritshmëritë nga Komisioni i Venecias nuk duhet të jenë të mëdha, pasi sipas tij ky komision do sqarojë një normë juridike për të parandaluar krizën, por nuk mund të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit. 

?Për shkak të natyrës së Komisionit të Venecias nuk pres të ketë një vendim bardh e zi sic pritet dhe supozohet në Tiranë. Në rastin më të mirë ata do interpretojnë dispozitën përkatëse të presidentit të Republikës dhe kompetencën në raport me datën e zgjedhjeve dhe do krijojë një normë ose do sqarojnë normën aktuale juridike për të shmangur thellimin e krizës. Por nuk është Komisioni i Venecias që vendos kush ka të drejtë dhe kush gabon?, shprehet Krasniqi.

Për Krasniqin as Komisioni Hetimor nuk do të japë një zgjidhje eficente pasi sipas tij është një komision i paragjykuar, duke e quajtur një praktikë rutinë parlamentare. 

?Nuk besoj se komisoni hetimor do zgjidhë gjë se është komision i paragjykuar. Është praktikë rutinë parlamentare që nuk sjell asgjë për sa kohyë nuk kemi Gjykatë kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet të gjykojë rolin e parlamentit, presidentit dhe dekretet?, deklaron Krasniqi. 

Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Mazhoranca do të ndjekë 9 hapa, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t'i prezantohet në fund Kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form