http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet intensive ne prag te sfidës eliminatore ndaj Francës ne ?Park de Princ? aty ku jo vetëm tekniku Reja por edhe lojtaret kane premtuar qe te rrëmbejnë një rezultat pozitiv.Grupi tashme është i plote nen urdhrat e italianit me përjashtim te Frederik Veselit i cili vjen me probleme fizike .Ne seancën e pasdites numri një i pankines shqiptare improvizoi edhe lojtaret por edhe skemën me te cilën do te përballet me ?Gjelat?.Edhe pse skema e tij e preferuar është 3-5-2 duket e pamundur qe kuqezinjtë t?i bëjnë balle furisë se vendasve kampione te botes.Ne seancën e fundit Reja ndau skuadrën ne dy grupe duke testuar disa skema. Ne grupin kryesor Strakosha u vendos ne porte ndërsa ne mbrojtje treshja Ismajli, Mavraj dhe Gjimshiti.Nga krahët ishin Hysaj dhe Lenjani. Janë pikërisht këta dy lojtare se bashku me Xhaken qe kthehen menjëherë për te përforcuar prapavijën ne rast te një rreziku drejt portës.Ne mesfushe se bashku me futbollistin e Bazelit janë dy surpriza qose por qe mund te zëvendësohet me Memushaj dhe prurja me e re futbollisti i Paderborn Klaus Gjasula.Sulmi ne këtë test përbehej nga Uzuni dhe Cikalleshi.Takimi kundër Francës do te luhet ditën e shtune ne orën 20:45.