MEMALIAJ- Asnjë shenjë pendese nuk është parë në sytë e Arjan Shahajt, 35- vjecarit nga fshati Shalës Bashkia e Memaliajt, një ditë pasi qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë të atin e tij Ilijaz Shahaj.
Ngjarja ndodhi jo larg banesës së tyre çka bëri bujë shumë të madhe për shkak se në të kaluarën, nuk kishte ndodhur asnjëherë në këtë zonë një ngjarje e ngjashme. Arjan Shahaj, ka dhënë dëshminë e tij të parë mëngjesin e sotëm para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, në prani edhe të një avokati të vendosur nga shteti.Vetë Shahaj, nuk ka shprehur shenjë refleksi për aktin që kishte kryer në dëm të të atit të tij. Vetë Shahaj pohoi se ishte shtruar dy herë tek Spitali nr. 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme mendore. Ndërkohë që Shahaj sipas informacioneve nga grupi hetimor, kishte vuajtur 7 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj një shokut të tij çka e kishte vuajtur dënimin e plotë deri në lirimin e tij pesë vite më parë.