Report TV - Plagosja me armë në spitalin e Fierit, dy familje të përfshira në konflikt

Report TV 2019-09-02

Views 2

FIER- Detaje të reja kanë dalë në skenë nga sherri i nisur në Levan të Fierit mes dy familjeve që më pas përfundoi me plagosjen e 5 personave me mjete prerëse, sende të forta e deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Report Tv mëson se konflikti ka nisur për motive banale mes familjes Zhapa dhe Braçe ku më pas kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve Gentian Zhapa dhe Aldo Zhapa janë plagosur me sende të forta (kushërinj të parë me njëri-tjetri) dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa është plagosur në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku autori D.Braçe i ka marrë armën nga brezi një efektivi policie dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Policia e Fierit së bashku me FNSH kanë bërë të mundur rrethimin e menjëhershëm të spitalit dhe kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri D.Braçe ndërsa është arrestuar edhe B.Braçe. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe Aleksandër Zhapa., 51 vjeç, banues në Ferras, E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe Aldo Zhupa., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Për sa u përket të plagosurve deri më tani janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor të posaçëm për të zbardhur konfliktin e plotë mes dy familjeve që çoi në përplasjen e armatosur.

Share This Video


Download

  
Report form