Report TV - Rama dhe Veliaj inspektojnë përfundimin e punimeve në konviktet e Qytet Studenti

Report TV 2019-08-31

Views 1

TIRANË- Studentët që jetojnë në konvikt do të kenë mundësi edhe për t'u punësuar në këto godina, pa u shkëputur nga studimet. Lajmi është dhënë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë një inspektimi së bashku me kryeministrin Edi Rama, vuri theksin tek punësimi i të rinjve, kundrejt një pagese miniale, që do të shërbejnë si administratorë për mirëmbajtjen e godinave të reja të konvikteve.

?Në qytetin studenti, ne punësojmë shumë staf, recepsionistë, administratorë, etj.. Çdo gjë ka nevojë për t?u mirëmbajtur. Menduam që ideja më e mirë, meqë specialistët janë më paga minimale, është që ne mund të punësojmë studentë. Pra, do të hapim disa vende pune dhe do t?u themi që kemi disa vende pune si administratorë. Po u prishën dushet, po ndodhi diçka, apo ndonjë problem tjetër kemi një administrator që është një prej studentëve", tha Veliaj.

Drejtoresha e Rezidencave Studentore, Anila Shehu tha se çdo kat dhe gidinë do të ketë nga një administratorë, i cili do të jetë "zëri" i studentëve të tjerë lidhur me problematiket e mundshme që mund të hasin gjatë jetesës së tyre studentore në këto godina.

?Kemi gjithashtu një përfaqësues student për çdo konvikt, kemi  një përfaqësues për kat, i cili gjatë gjithë kohës zgjidh edhe problemet e mirëmbajtjes, edhe problemet e bashkëjetesës, por edhe probleme të ndryshme që  mund të kenë studentët.  Kur kemi nga një përfaqësues për konvikt është më e thjeshtë për të komunikuar me të gjithë studentët", tha ajo.

Ndërkohë që Karta e Studentit pritet të fuqizohet nga 1 tetori dhe se skema e saj do të implementohet edhe në qytete të tjera.
?Një gjë e cila na ka shkuar shumë mirë dhe që ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë nga data 1 tetor është Karta e Studentit. Presim të lidhim një marrëveshje me një bankë tjetër që i bën interesat zero për studentet, pra, për të hapur një kartë, për të bërë një transaksion, një kredi të butë. Kështu që me Kartën realisht jemi në gjendje që ta implementojmë dhe në qytete të tjera. E kemi skemën gati,? - u shpreh Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form