#rtvora
Juxhin Kulla, shenjëstra e atentatit me armë zjarri në Korçë ka deklaruar se ai nuk ka konflikte me asnjë person veç policisë që e akuzon për dhunë disa vite më parë. Por grupi hetimor i ngritur për rastin, dyshon se plumbat ishin një paralajmërin për 34 vjeçarin me precedentë në trafikun e drogës.
Atentati me armë zjarri në derë të shtëpisë ndaj Juxhin Kullës mbrëmjen e së shtunës, për policinë e Korçës dyshohet se ishte një paralajmërim ndaj 34-vjeçarit të dënuar për trafik droge.
Por vetë shënjestra e objektivit në dëshminë e tij ka deklaruar se ai nuk ka konflikte me asnjë person, veç policisë që e akuzon se e ka dhunuar në vitin 2016.
"Nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që unë jam dhunuar prej tyre. Është qëlluar disa herë drejt katit të dytë të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person. Këtë e them me siguri", ka thënë ai për policinë.
Burime pranë grupit hetimor ndërkohë bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, 34- vjeçari ka dhënë edhe variantin e tij për rrjedhën e sulmit.
Ai ka thënë se po dilte nga banesa në kohën kur dëgjoi të shtënat. Më pas ka parë një makinë që u largua me shpejtësi, por pa arritur të identifikojë autorët.
Autorët e sulmit me armë ndaj banesës private, që nuk shkaktoi të lënduar, por panik e dëme materiale mbeten të panjohur edhe për policinë që pas ngjarjes ngriti postoblloqe, por pa rezultat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/po-dilja-nga-shtepia-kur-degjova-te-shtenat-zbardhet-deshmia-e-te-denuarit-droge
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz