Kreu i OSBE: Hapni negociatat me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor duhet të kenë patjetër një ftesë nga Këshilli Europian?.Këtë qëndrim ka shprehur kreu i OSBE-së, Miroslav Lajcak pasi ka mbërritur në takimin joformal të ministrave të jashtëm të BE, ku janë të ftuar edhe ministri në detyrë Gent Cakaj si dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.MIROSLAV LAJ?AKMINISTER I JASHTEM I SLLOVAKISE?Mendoj se ky do të ishte një sinjal shumë i fuqishëm për seriozitetin e unionit. Shpresoj të tregohemi seriozë. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut duhet të ketë patjetër një ftesë, kjo është e rëndësishme për të ardhmen e procesit të zgjerimit.?Ndërkohë edhe komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn është shprehur optimist për një përgjigje pozitive për të dyja vendet në muajin tetor.JOHANNES HAHNKOMISIONER I BE PER ZGJERIMIN?Gjatë këtyre 5 viteve të fundit kemi punuar intensivisht për zhvillimin e këtyre vendeve dhe unë shprehem optimist se takimi I ministrave të jashtëm në muajin tetor do të japë një vendim pozitiv.?Ndërsa ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov ka deklaruar se nuk dëshiron që vendi i tij të marrë një vendim pakete, domosdoshëmrisht, pasi sistemi i vlerësimit është i bazuar në meritë.NIKOLA DIMITROVMINISTER I JASHTEM I MAQEDONISE SE VERIUT?Ky është një proces i bazuar në meritë dhe në këtë proces duhet t?i vlerësosh vendet të ndara. Nuk dua të flas për ?paketë?. Dy nga dy është mirë, dy është më mirë se një, por gjithashtu mendoj se një është më mirë se zero. Dhe ne nuk kemi luksin të humbasim mundësinë për sukses, jo këtë vit?.Ndërkohë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në një postim në rrjetin social twitter pwr takimin me Mogherinin, është shprehur se Shqipëria mbetet e angazhuar të thellojë bashkëpunimin në rajon dhe pret një vendim pozitiv për të hapur buisedimet e pranimit në tetor.

Share This Video


Download

  
Report form