Report TV Ekskluzive/ Kryegjyqtari i Tiranës Kastriot Selita përçan Vetingun, ONM: Të rihetohet

Report TV 2019-08-30

Views 3

Fati i kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kastriot Selita, ka përçarë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin bazë të Vetingut, ndërsa ka përfshirë edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionerin Publik. KPK, me trupë gjykuese të përbërë nga Olsi Komici (kryesues) Brunilda Bekteshi (relatore) dhe Lulzim Hamitaj (anëtar), në 18 qershor të këtij viti, ka vendosur me shumicë votash të konfirmojë në detyrë kryegjyqtarin Kastriot Selita. Sipas vendimit, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi kanë votuar për konfirmimin e gjyqtarit në detyrë, me arsyetimin se justifikon pasuritë, ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe se është i aftë profesionalisht.

Ndërkaq, kryesuesi Olsi Komici rezulton se ka votuar për shkarkimin nga detyra kryegjyqtarit, me argumentin se ka mungesë burimesh financiare të ligjshme dhe se ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia, pasi ka gjykuar çështje në kushtet e konfliktit të interesit. Pas zbardhjes së vendimit, në ?lojë? ka hyrë Operacioni i Ndërkombëtar i Monitorimit, i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tre vëzhgues pjesë të ONM i kërkuan Komisionerit Publik të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Kastriot Selitës, duke ngritur dyshime të forta mbi ligjshmërinë e pasurisë së kryegjyqtarit.

Share This Video


Download

  
Report form