#rtvora
Gjermanët vijojnë takimet për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Takimi i radhës sot është ajo e nënkryetares së grupit parlamentar CDU/CSU per Europë, Katja Leikert me kryetarin e PD-së Lulzim Basha që u mbajt në selinë e PD-së paraditen e sotme.
Por ndërsa gjermanët vijojnë negociatat opozita shprehet e vendosur se nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e krizës vetëm ajo e qeverisë tranzitore, zgjedhjeve të parakohshme qendrore dhe lokale në të njëjtën ditë.
Lulzim Basha: "Rasti i Agim Kajmakut është një provë më shumë, sepse mali i provave tashmë është bërë sa Mali i Dajtit që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore. PD çdo ditë është në komunikim me faktorin ndërkombëtar, pjesë e këtij komunikimi ishte dhe takimi i sotëm me kryetaren e grupit parlamentar me nënkryetaren e CDU/CSU , komunikim i cili vazhdon intensivisht në mënyrë të përditshme dhe do të vijojë në ditët dhe javët në vijim. Opozita është e vendosur në qëllimin që i ka vënë vetes: Ti shërbejë interesit të qytetarëve, dhe jo zgjidhjeve artificiale për hir të karrigeve tona. Zgjidhja duhet të vijë përmes atyre garancive që pengon cdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak"
Ne shtator protesta me te fuqishme
Pas takimit me grupin faktmbledhës të CDU/CSU Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëron se në shtator protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryetari-i-pd-se-basha-deklarate-pas-takimit-me-nenkryetaren-e-grupit-cducsu
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz