RTV Ora - Ujërat e zeza mes ish-Kënetës, problemi që nuk po merr zgjidhje

Ora News Lajme 2019-08-27

Views 0

#rtvora

Ujërat e zeza që vërshojnë në një kanal të hapur përmes zonës së ish-Kënetës në Durrës cilësohen armiku më i madh për mijëra banorë të zonës të vendosur aty pas viteve 1990. Banorët thonë se ndotja që krijon kanali është rrezik për shëndetin dhe u vështirëson jetën.

Ky kanal i hapur i ujërave të zeza përshkon mes për mes zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Në të dy brigjet e tij ngrihen banesa të lagjeve 15 dhe 18, ku jetojnë mijëra qytetarë të cilët e cilësojnë armikun më të madh të shëndetit pasi thonë se rrezikohen nga sëmundjet infektive.

"Më thanë nipërit që nuk vimë më këtu gjyshi, të duam fort por këtu nuk jetojmë dot për shkak të kanalit dhe ndotjes."

Muajt e verës sipas tyre janë më të vështirët Ata thonë se jetojnë me dyer e dritare të mbyllura pasi era është e padurueshme.

"Kur hyjmë në shtëpi mbyllim dyer dhe dritare, nuk marrim ajër."

Banorët shprehen se me këtë situatë përballen prej më shumë se 25 vitesh dhe pavarësisht ankesave nuk kanë marrë zgjidhje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ujerat-e-zeza-mes-ish-kenetes-problemi-qe-nuk-po-merr-zgjidhje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form