Të mërkurën do të luhen pjesa më e madhe e ndeshjeve për javën e dytë të Superligës me Partizanin që do të udhëtojë në Gjirokastër për ndeshjen me Luftëtarin, ku nuk synohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores pas disfatës në nisje me Kukësin. Në prag të takimit trajneri Franco Lerda është shprehur:
?E dimë që na pret një ndeshje e vështirë përballë Luftëtarit. Kemi 20 vite që nuk fitojmë në Gjirokastër dhe shpresojmë ta thyejmë këtë tabu negative dhe të marrim tre pikët. Ndaj Kukësit dëshironin ta nisnim me fitore pasi ishte ndeshja e parë e kampionatit, por tani I përket së kaluarës pasi duhet të mendojmë për sfidën e radhës, e cila është delikate.?