LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Lushnjes. Sapo janë njoftuar, zjarrfikësit kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Ata kanë hasur vështirësi të madhe për shkak të mungesës së rrugëve nëpër lagjet e Lushnjes.
Banesa që u përfshi nga flakët ndodhej pranë ish-Shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes, ndërkohë flakët janë izoluar nga zjarrfikësit. Nga flakët është shkrumbuar një pjesë e madhe e banese përdhese. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtyre flakëve.