RTV Ora - Kryemadhi kujton anëtarësimin në PS: 30 vjet më parë ndoqa zemrën time!

Ora News Lajme 2019-08-26

Views 0

#rtvora
Tashmë është kryetare e LSI, por Monika Kryemadhi në kampin e LRI-së në Jalë ka kujtuar anëtarësimin e saj në PS 30 vjet më parë.

E emocionuar, ajo tha se me vullnetin e saj të plotë së bashku me të rinj të tjerë vendosi të anëtarësohej në PS për ta ndryshuar atë parti.

E majta shqiptare dhe Kryemadhi nuk nis me Partinë Komuniste dhe as mbaron me historinë e Rilindjes.

Kryemadhi: Të gjithë ju duhet të dëgjoni zemrën tuaj, ashtu si unë 30 vjet më parë dëgjova zemrën time në dhjetor 1991 që u bëra anëtare e PS. Edhe pse në atë kohë theu statusin e partisë së saj që nuk lejoheshin të rinj nën moshën 18 vjeç që të bëheshin anëtarë partie. Megjithatë unë mora me bindjen dhe vullnet të plotë teserën e PS, edhe pse të rinjtë i largoheshin asaj partie unë isha një nga shumë e shumë të rinj të cilët vendosëm për tu anëtarësuar dhe për ta ndryshuar atë parti. Në fakt e ndryshuam dhe shumë socialistë që besonin se vlerat e social demokracisë, tek vlerat e të majtës shqiptare, sepse e majta shqiptare nuk fillon me Partinë Komuniste dhe as nuk mbaron me historinë e Rilindjes. Historia e të majtës shqiptare fillon që në kohën e Rilindjes, atyre patriotëve që aspironin një barazi për popullin e tyre.

Kryemadhi kishte edhe një mesazh për të rinjtë, duke i kujtuar atyre që përballë kanë një betejë të fortë, pasi shteti është i kapur.

Kryemadhi: Këto ditë që kemi kaluar kanë qenë ditë të vështira për partitë politike, për LSI, PD për partitë e tjera të opozitës, për PS, për qeverisjen, për parlamentin për të gjitha institucioneve, por të jeni të bindur që ditët e partive politike nuk kanë asgjë përpara vuajtjeve varfërisë dhe degradimit të shoqërisë shqiptare. Këto ditë të vështira nuk janë asgjë përpara përgjegjësisë që ne duhet të kemi ndaj shqiptarëve. Ne si LSI, por ju si të rinj keni përgjegjësinë për të ndryshuar këtë realitet. Është e vështirë sepse shteti është i kapur, janë institucionet e kapura, është një betejë përballë një krimi të organizuar ndërkombëtar, është një betejë e vështirë por kjo do ju bëjë më të veçantë. Përballja juaj do të jetë fitimtare, sepse ëndrrat tuaja janë më të forta sesa etja dhe makutëria e klasës politike dhe qeverisjes tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-kujton-anetaresimin-ne-ps-30-vjet-me-pare-ndoqa-zemren-time

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form