#rtvora
Gazetari Arion Sulo është shprehur se zgjedhja e presidentit ka nevojë për ndryshim kushtetues me konsensusin e të gjitha partive politike si edhe ndoshta për një referendum popullor.
Arion Sulo: ?Ne kemi një Republikë Parlamentare dhe para se të shkojmë tek zgjedhja e presidentit nga populli teorikisht duhet të bëjmë një ndryshim kushtetues që ka nevojë për konsensusin e të gjitha krahëve politikë, ndoshta dhe për referendum popullor. Kjo është ana teorike.?
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari u shpreh se Meta është zgjedhur president nga votat që fitoi në 2013-ën.
Arion Sulo: ?Në aktualitetin e ditës, Meta është një president jashtëzakonisht i fortë. Edhe me pak kompetenca të reduktuara nga kushtetuta e 2008, Meta është një aktor politik, është një president politik. Që ditën e parë të zgjedhur Meta ishte një President politik. Gabojnë ata që thonë se Rama gaboi kur e zgjodhi Metën sepse nuk e dinte që do ti dilnin mbrapa problemet me të dhe përplasjet që kemi parë ditët e fundit. Jo, Meta është zgjedhur president me votat e veta të 2013-tës. Ai është zgjedhur në 2017 por votat e tij i siguroi në 2013 nga koalicioni PS-LSI.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhja-e-presidentit-nga-populli-sulo-kerkon-ndryshime-kushtetuese
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz