Këto janë pasojat e shpërthimit të cisternës së gazit, në një karburant në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e së shtunës.
Pika e karburantit është thuajse e shkatërruar, ndërsa janë dëmtuar disa automjete që ndodheshin aty të parkuara.
7 të plagosur ndodhen në spital dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë në spitalin Nënë Tereza, pasi ka djegie në 40% të trupit. Po në kryeqytet po trajtohej edhe drejtuesi i mjetit, i cili do të mbushte bombolën, Bardhok Bushati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10, kur një automjet po furnizohej me gaz. Për më shumë se një orë zjarrfikësit luftuan më flakët, të cilat rrezikonin edhe depozitat e tjera me karburant.
Specialistët kanë nisur një hetim për të saktësuar shkakun e kësaj, ngjarje e cila për pak mund të ishte tragjike. Paraprakisht dyshohet se ajo mund të këtë qenë për shkak të pakujdesisë, ose për një problem teknik.
Tv Klan