http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, i cili u qëllua pak ditë më pare me plumb në kokë në vilën ku punonte për montimin e kondicionerëve.Gjykata vendosi masën ?Arrest me burg?, për 54 vjeçarin Bujar Kusi, babain e Albano dhe Griseldo Kusit, të cilët janë në kërkim pasi dyshohet se janë ekzekutorët e 26-vjeçarit.Po ashtu ?Arrest me burg? u dha edhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç. Ndërsa për 36 vjeçarin Luan Çakën, u dha masa e sigurisë ?arrest shtëpie?.Katër të arrestuarit akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.