RTV Ora - Rikualifikimi i parkut të Elbasanit mes kritikave për betonizimin

Ora News Lajme 2019-08-25

Views 0

#rtvora

Pamja e re që po merr parku "Rinia" i Elbasanit po shoqërohet me kritika për përdorimin e betonit.

"E kanë prishur fare parkun."
Ndërtimi i një transheje në mes të parkut ka ngjallur kuriozitet, por edhe kritika për projektin.
"Nuk ka një tabelë se çfarë do të ndodhë aty."
Qytetarët që frekuentojnë në vazhdimësi parkun e cilësojnë të tepruar përdorimin e betonit, një material sipas tyre i papërshtatshëm për një hapësirë të gjelbëruar.
"Nuk e di pse po bëhet ky betonim këtu, a do vinë makina apo do parkohen biçikleta? Nuk e di."
Por megjithë kritikat që kanë, qytetarët bashkohen në mendimin se ndërhyrja ishte e domosdoshme.
"Lulishtja e Elbasanit ka qenë një perlë e gjithë Republikës."

Bashkia e Elbasanit në përgjigje të shqetësimit të përdorimit të betonit thotë se sipërfaqja e parkut është rritur.

Nga 70 mijë metër katrorë që është aktualisht do të bëhet 82 mijë sepse do të përfshijë edhe sipërfaqen mjedisore të Varrezave të Dëshmorëve

Rikualifikimi i parkut të ndërtuar në vitet ?70 është mbështetur financiarisht me anë të një granti prej 247 milionë lekësh të qeverisë shqiptare, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rikualifikimi-i-parkut-te-elbasanit-mes-kritikave-betonizimin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS