#rtvora
Kështu duket sot karburanti në Lezhë, i cili përfshi nga zjarri mbrëmjen e së shtunës, 24 gusht 2019.
Orët e para të mëngjesit i kanë gjetur punëtorët e karburantit duke pastruar zonën dhe mbetjet e shkaktuara nga shpërthimi që siç mund të shikohet janë ende prezente përreth.
Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi.
Siç edhe bëhet me dije, fillimisht ka shpërthyer depozita e karburantit që ndodhet në superstradë dhe më më pas një automjet me gaz që ishte pak metra më larg.
Për pasojë mbeten të plagosur 6 persona. Dëmtime serioze kanë marrë dy prej punonjësve të karburantit.
5 prej tyre po trajtohen në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa njëri nga të plagosurit u transportua që mbrëmë drejt spitalit të Traumës me djegie të mëdha.
Si rezultat i shpërthimit për disa orë u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve, për të rifilluar diku pas orës 23:00, pasi shërbimi zjarrfikës arriti të shuajë plotësisht zjarrin në karburant dhe nuk kishte më rrezik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarri-ne-lezhe-fillimisht-shpertheu-depozita-e-karburantit-pastaj-nje-automjet-me-gaz
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz