Shperndahet Kuvendi i Kosoves

RTV KLAN 2019-08-22

Views 1

Me rreth gjysmë ore vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohej shpërbërja e Parlamentit. 89 deputetë votuan për shpërndarje të Parlamentit, 1 kundër ndërsa 2 të tjerë abstenuan.

?Kjo legjislaturë ishte arenë konfrontimesh pozitë-opzitë për të ruajtur ligjshmërinë e kushtetuetshmërinë e Kosovës e jo për të avancuar politikat në interest ë qytetarëve. Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë?, tha Abdullah Hoti.

?Këto zgjedhje janë për t?i dhënë një legjitimitet të fuqishëm qytetarëve, të rinjve, grave në luftën kundër korrupsionit dhe perpektiktivën e modernizimit të shtetit tonë?, u shpreh kreu i PDK-së Kadri Veseli.

?Në ditën e sotme duhet ta kuptojmë jemi fitues si Kosovë, sepse ka dërguar një sinjal të pjekurisë politike?, deklaroi Ramush Haradinaj.

?Mendoj se qeveria e ardhshme nuk do duhej të merrej me vendime të mëdha si Demarkacioni me Malin e Zi, që fali toka Kosovës e nuk na i solli vizat por do te duhej të merrej me punë të mëdha që janë luftimi i krimit dhe korrupsionit?, theksoi kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kosova përfundimisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit. Legjislatura e shpërbërë sot njihet si më e dobëta në historinë e Kuvendit të Kosovës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form